Një person është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës, pasi akuzohet se kultivonte bimë narkotike.
Shtetasi Kurt Demiraj u arrestua, pasi bashkë me të birin Altin Demiraj, kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë.
Kryefamiljari ra në pranga, ndërsa djali i tij u shpall në kërkim. Gjatë operacionit të bluve të Krujës janë sekuestruar disa bimë kanabisi. Efektivët e këtij qyteti kanë nisur prej ditësh aksioni antidrogë në disa zona.



