Arrestohet shtetasi turk Faruk Ozer, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.
Ai jetonte në Elbasan, por prangat i janë vënë duke pushuar në një nga plazhet në jug të vendit.
Bosi turk i kriptomonedhave kërkohet prej rreth 4 muajsh në vendin tonë.
Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e biznesit dhe u arratis.
Disa muaj më parë, për gjetjen e tij në vendin tonë kishin ardhur edhe oficerë të policisë turke pasi kishte dyshime që ai fshihej në Shqipëri pas arratisjes nga Turqia.

