Të paktën 27 persona kanë rënë në prangat e policisë zvicerane pas një aksioni për goditjen e rrjetit të trafikut të drogës, i përbërë nga shqiptarë.
Sipas prokurorisë zvicerane, ky grup kriminal ka qenë aktiv përgjatë vitit 2020 deri në 2021 duke operuar kryesisht në kantonin e Lucernit.
Gjatë aksionit janë sekuestruar në total 14,5 kilogramë kokainë, 8 kilogram heroinë, 3 kilogram marihuanë dhe 30 kilogramë produkte përzierës, njoftoi sot ministria publike e kantonit të Lucernit. Gjithashtu, u sekuestruan rreth 160 mijë franga, me sa duket nga trafiku i drogës. Gjithashtu, u sekuestruan rreth 160 mijë franga, që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës.
Droga shitej në të paktën 13 kantone zvicerane dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.
Vetëm në kantonin e Lucernit, policia arrestoi pesë burra dhe një grua nga Shqipëria. I pandehuri kryesor rezulton të ketë trafikuar 82 kilogramë kokainë dhe bashkëpunëtori i tij 31 kilogramë.
Autoritetet kantonale të hetimit penal e kryen hetimin në bashkëpunim me Policinë Federale Kriminale dhe Ministrinë Federale të Çështjeve Publike.