Mbas kapjes së një shqiptarësh në brigjet britanike, ka reaguar përsëri Flamur Noka, sekretar i Pd-së.
Ai shkruan në rrjetet sociale se: Shqipëria është në rrezik shpopullimi.
Shqiptarët duhet të përzënë qeverinë e jo të ikin vetë”.
Ja postimi:
Shqiptarë, sirianë e nevojtarë të tjerë janë ndaluar në brigjet e qytezës Dover, në Britaninë e Madhe.
Rreth 2/3 e shqiptarëve u zbuluan se kishin pretendime legjitime për azil dhe trafikim.
“Ne e dimë drejtpërdrejt nga puna e gjerë me refugjatët shqiptarë se shumë prej tyre janë trafikuar dhe janë viktima të krimeve e shfrytëzimit seksual. Vetëm për shkak se një vend nuk është në luftë, nuk do të thotë se është i sigurtë për të gjithë ata që jetojnë atje.”, thotë Enver Solomon, CEO i Këshillit të Refugjatëve.
Shqipëria në rrezik!
Shqipërinë po e shpopullon kjo qeveri.
Është koha që shqiptarët të bëhen gati të përzënë këtë qeveri e jo të ikin vetë.