Hoxha ka deklaruar se Martinaj kishte blerë dy vila përballë banesës së kryeministri Edi Rama në Surrel.
Gjithashtu ai tregon dhe batutën që ka bërë me vet të shumëkërkuarin.
“Martinaj ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë dhe duke qenë se i ka në një shkollë në atë zonë ka blerë dy vila përballë shtëpisë së kryeministrit në Surrel. Me sa kam informacion unë ai kishte bërë përpjekje të blinte edhe tokë në atë zonë. Unë madje kam folur me punonjës të gardës, madje ia kam thënë edhe Ervis Martinajt. Sepse ai lëvizte me eskortë. Ajo rruga është e ngushtë, ti me eskortë, ai me eskortë, do përplaseni” …
“Fakti që shkoi aty, mu përballë u mor si një farë sfide” tha Hoxha, duke iu referuar kryeministrit Rama.

