Dega më e kërkuar nga maturantët mbetet Mjekësia e përgjithshme, me mbi 3183 maturantë, të cilët kanë aplikuar për të fituar këtë program studimi.
Dega e Infermierisë së Përgjithshme gjithashtu mbetet prioritet, ku kanë aplikuar në total 4313 maturantë në gjithë vendin.
Mjekësisë së përgjithshme i janë shtuar 100 kuota më shumë për maturantët e këtij viti dhe rrjedhimisht mesatarja e nevojshme për ta fituar këtë degë studimi është ulur.
Regjistrimet në universitet për raundin e parë fillojnë në datë 2 shtator dhe zgjasin deri më 15 shtator.
Nga çasti në çast pritet publikimi i listave fituese.