Një sasi e vogël lënde shpërthyese është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e një biznesmeni në Krujë.
Policia thotë se sasia e vogël e tritolit është hedhur në çatinë e shtëpisë dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mësohet se shtëpia është në pronësi të shtetasit A. K.
Njoftimi:
“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.
Keqi është pronar i dy serviseve në Krujë dhe Fushë-Krujë, megjithatë nuk njihet si person problematik. Shkak dyshohet të jetë konkurrenca mes bizneseve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.