Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Koplik-Shkodër, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se një makinë është përplasur me murin anësor të rrugës dhe është përmbysur.
Dy personat që gjendeshin në mjet kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht mendohet se shpejtësia e lartë dhe pavëmendja e drejtuesit të mjetit është shkaku kryesor.