Lajmin e jep vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar njoftimin edhe me foto nga kantieri.
Në fakt, kjo është një segment rrugor 6 apo 7 km, por shumë i rëndësishëm për Mallakstrën dhe Bylisin në veçanti si një nga perlat e qytetërimit Ilir, por edhe në planin e zhvillimit ekonomik të zonës.
Ja postimi i tij:
👷♀️👷🏼🏗 Vazhdojnë nga Veriu në Jug projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit dhe agroturizmit😍
🟢 Ky është kantieri i ri për ndërtimin e rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit 🏛🚘🚙🚍





