Sipas Meteoalb, vendi ynë, ditën e sotme, do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë rrebeshesh.
Kjo gjendje meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rritje në mesditë duke u luhatur nga 13°C deri në 35°C.