Sikurse pritej, Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për 37 vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ngjarje e cila ndodhi më dt 25 gusht në Greshicë të Mallakastrës.
Asnjë familjar nuk ishte i pranishëm për ta shoqëruar 37 vjeçarin para togave të zeza.
‘”Ça u bë, u bë”, ka thënë me qetësi olimpike Mahmutaj, para trupës gjykuese duke mos shprehur asnjë shenjë pendese për vrasjen e kryer.