Mësohet se një ekspeditë arkeologjike ka zbuluar një vendbanim, i cili mendohet 7500 vjet i vjetër.
Ekspedita është duke punuar në Buqezë, pranë fshatit Lin të Pogradecit.
Si përfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2.
Sikurse dihet, në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Pogradecit, janë bërë zbulime arkeologjike shumë të rëndësishme edhe më parë.
Këto gjurmë të gjenezës historike, janë bërë shkak që gërmimet arkeologjike të vazhdojnë dhe zbulimet janë mbresëlënëse.



