Luznia, njësia administrative e lënë në harresë nga Qeveria e Rilindjes Qëndrore dhe Lokale në këto 10 vite!
📍Asnjë rrugë e asfaltuar në asnjë fshat të saj, por as në qendrën e njësisë administrative, rrugët më të degraduara në rang vendi, pamjet e mëposhtme janë të aksit kryesor në Luzni, meqë akset e tjera kalohen vetëm me traktor!
📍Jo vetëm nuk ka rrugë të asfaltuar, por edhe riparimet, dhe mirëmbajtja e rrugëve bëhet nga vetë banorët!
📍Luznia ka resurse bujqësore të jashtëzakonshme, furnizuesi kryesor i qytetit të Peshkopisë, por nuk e ka njohur mbështetjen e qeverisë as në infrastrukturë dhe as në bujqësi!
📍Mbi 8 njësi administrative në Dibër nuk e njohin asfaltin në territorin e tyre, dhe njësitë e tjera e kanë përfituar në kohën e PD, si dhe asfaltimi i aksit të rrugës Peshkopi deri tek ura e Drinit, Luzni!
📍Qarku Dibër, zona më e varfër dhe me infrastrukturën më të shkatërruar në Shqipëri nga Qeveria e Rilindjes!






