Foto ilustruese
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët këtë pasdite në lagjen “Rilindja”.
Policia bën me dije se makina është në pronësi të shtetases së identifikuar me inicialet A.Xh. banuese në Tiranë.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar dhe kjo lind dyshime që zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

