Gruaja plagos bashkëshortin me thikë, rasti tjetër i përket një qytetari që është plagosur me armë zjarri.
Policia e Tiranës njofton se për rastin e zonjës që ka plagosur me thikë bashkëshortin, mendohet se shkak është bërë një konflikt familjar i çastit.
Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosco” dhe policia e ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Ngjarja tjetër e rëndë ka në fshatin Kllojkë, ku një 55-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Ai po transportohet me urgjencë drejt spitalit dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Pritet komunikata e plotë e policisë.