MeteoAlb njofton:
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë, kur priten vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore duke rrezikuar stuhi të vogla breshëri dhe rrebeshe shiu në zonat Jugore dhe Juglindore te vendit.
Po ashtu, pasditja do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke sjellë herë pas here rrebeshe shiu.