Kështu shkruan deputeti demokrat Belind Këlliçi për rastin e familjeve me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.
Ja postimi i tij:
Bonusi i qirasë për të dëmtuarit nga tërmeti në qytetin e Durrësit ka 3 muaj që nuk jepet. Dëmet nuk janë riparuar dhe qytetarët janë ende në pritje duke u endur me qira nga një shtëpi në tjetrën. Halleve të tyre u shtohet edhe vonesa e marrjes së bonusit.
Bonusin e Majit, shteti ua dha më 8 gusht, dy muaj me vonesë.
Po del Gushti dhe si qeveria dhe bashkia as që kanë ndërmend të lëvrojnë muajt Qershor, Korrik dhe Gusht. Me ç’para do strehohen këto familje sa të zgjohet shteti? Ku do t’i gjejnë? Ku shkojnë fondet e rindërtimit?
“Nuk dimë kujt t’i drejtohemi. Kemi 3 muaj që paguajmë nga lekët e bukës qiranë e shtëpisë, të cilën mashtruesi Rama gënjen kur thotë se e paguan qeveria me fondet e rindërtimit. Janë mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti që marrin bonus qiraje dhe u bënë 3 muaj që ky bonus nuk jepet. Atëherë kush i merr këto para dhe për çfarë përdoren?”, kështu më shkruan një banor i Durrësit.
Vonesa është kriminale dhe çnjerëzore.
Ju kujtohet slogani
“S’ka kohë për pushim”?
E kishin për tenderat dhe inceneratorët. Është vjedhje pa pushim.
SPAK ndërkohë në plazh.


