Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur mbi autoveturën ku udhëtonte 25 vjeçari Albano Bruçi, dy persona me motor, zbrazën 19 plumba mbi të, por fatmirësisht pa goditur të riun.
Tashmë policia i ka identifikuar atentatorët dhe i ka shpallur në kërkim.
Ata janë Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç.