Partitë e opozitës kërkuan zgjedhje të parakohshme gjatë një debati të ashpër në parlamentin e Greqisë për skandalin e përgjimeve.
Alexis Tsipras, kryetari i SYRIZA-s, që është partia më e madhe e opozitës u shpreh se kryeministri Mitsotakis jo vetëm që ishte në dijeni për përgjimin e liderit të PASOK, Nikos Androulakis, por ai ka urdhëruar përgjimin.
Nuk mund të vepronte shërbimi j inteligjencës pa miratimin e kreut të ekzekutivit.
Ai i kërkoi kryeministrit të marrë përgjegjësinë politike, të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
“Ju jeni ligjërisht, politikisht, por kryesisht moralisht i detyruar të thoni pse po vëzhgonit deputetin e atëhershëm evropian dhe tani kreun e partisë së tretë më të madhe në Greqi”, tha Tsipras.
“Jepni një përgjigje,” kërkoi ai. “Ju jeni të detyruar të përgjigjeni. Cila ishte kjo arsye kombëtare? A është ai agjent i interesave të huaja… A është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare?”

