Presidenti Bajram Begaj, i specializuar në Amerikë, por më i specializuar si vazhdues i politikave të vjetra të zhbërjes së vlerave të Shqipërisë!
Shpresa e madhe e Shqipëtarëve në vitet 1990, kishte të bënte me kthimin e Shqipërisë tek vlerat e saja më të mira nëpërmes burimeve njerëzore më të kualifikuara, për rrjedhojë shkëputjen njëherë e pergjithmonë nga sundimi i të paditurve. Por cfarë ndodhi ndër vite?
U graduan me punë drejtues e militant të partive të ndryshme duke shkelur mbi burimet njerëzore më të kualifikuara referuar rezultateve të shkollimit por edhe të kualifikimeve dhe apdeitimit të tyre me të rejat e kohes, duke shkelur mbi burimet njerëzore më të investuara nga shteti ndër vite si specialistë të spikatur në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre. Ata që nuk parapëlqehën nga partia dhe shefi, askush nuk pyet për potencialin intelektual të tyre, pushohen nga puna, nxirren në rrugë të madhe, vëndin e tyre e zënë gjithnjë amenaminet, të shkarkuarit nga puna me qindra e mijëra u janë drejtuar gjykatave, kanë fituar gjygjet, kanë marrë lekët sikur të ishin në punë dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmin e shkaktuar ndaj shtetit. Politika e vjeter ka modifikuar ligjet në atë mënyrë që pak kush mund ti fitojë, pra kanë instaluar një diktaturë ndaj vlerave dhe burimeve intelektuale e njerëzore. Për fatin e keq opozita dhe pozita janë dakort në ketë pikë, askush nuk e ngre zërin ndaj shkurtimit të përditeshëm të specialistëve nga puna dhe keqperdorimit të lekëve të taksapaguesve shqipëtarë. PRESIDENTI BEGAJ VAZHDUES I DENJË I POLITIKES SË VJETËR, bashkpunues i shkelqyer i riciklimit të elitave të vjetra dhe aminamenëve të tyre!
Edvin Robert Shvarc, prej 19 vitesh mbante postin e perkthyesit në institucionin e Presidencës, duke i shërbyer me përkushtim 5 krerëve të shtetit shqiptar, ndërsa presidenti Bajram Begaj, Edvin Shvarcin e ka pushuar nga puna.
Po kush është
Edvin Shvarc? Ai është djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc, i cili ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore.
Edvin Shvarc mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë.
Sipas shkresës, largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.
SHKARKIMI I ZOTIT SHVARC, KRYESISHT ËSHTË NJË KËRCËNIM NDAJ ELITAVE TË KËTIJ VËNDI, NËSE NUK I SHERBENI PARTISË, TË HEDHIN NË RRUGË.
NYC, me 26 Gusht 2022.

