Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani, ka reaguar me një status në rrjetet sociale, për një detaj domethënës që ka parë në hyrje të Tiranës, mbi një godinë private.
Në katin e sipërm të saj, duket një vinç, i cili po vendos mbi krye të godinës një statujë, që simbas Bogdanit, është statujë e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Pikërisht këtu ka ndalur ish deputeti, për t’u shprehur, se ende ka patriotizëm, ende ka njerëz largpamës në këtë qytet katrahurë dhe shkatërrimtar për trashëgiminë kulturore e historike.
Ja postimi i plotë i tij:
Sa bukur kur sheh qe ka ende njerez patriote e me largpamesi! Nje nga godinat me te bukura ne Shqiperi, qe ben kontrast te thelle me katrahuren dhe zgeqet zdroma zdroma qe kane ndertuar ne Tirane, zbukurohet me statujen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut! ❤🖤
Statuje ne hyrje te Tiranes, por me veshtrim nga Kalaja e Krujes dhe Kalaja e Prezes!!! Jemi vend me histori te çmuar, por duhen disa njerez qe ta vleresojne dhe ta lartesojne kete vend tonin!!!
Zhvillimi eshte i nevojshem, por ne menyren e duhur, jo duke shkaterruar trashegimine, por duke e lartesuar ate!




