Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se për herë të fundit Martinaj është parë atë natë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka patur lidhje intime.
Ka qenë nata e 5 gushtit, ata kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e efektivit Jeton Lamit.
Gjithçka u zbardh nga kamerat e hotelit dhe efektivi i policisë është i arrestuar.
Nga prononcimi i gazetares Klodiana Lala
“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës.
Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.