Hyrja e vizitorëve në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, është bërë me pagesë në vlerën 1 euro për të huajt dhe 100 lekë (të reja), për vizitorët shqiptarë.
Kuptohet, që pagesa nuk ka lidhje me besimtarët që falen në ditët dhe orët e faljes, as me rituale të festave islame.
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka vendosur që hyrjen në xhaminë më të vjetër të Tiranës ta bëjë me pagesë nën arsyetimin se vlerat monetare të grumbulluara do të përdoren për restaurim dhe mirëmbajtje.
Kujtojmë se xhamia e Et’hem Beut është monument kulture i klasit të I-rë.