Një 35-vjeçar i identifikuar si D.O. nga fshati Samaticë në bashkinë Dimal i ka dhënë fund jetës, duke pirë një dozë të fortë “fostoksine”.
Mësohet se 35-vjeçari është gjetur në banesë nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.
Ai ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital dhe trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.