Mëngjesin e sotëm është vënë në pranga atvrasësi i Mallakastrës.
Arrestohet autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Qemal Muhametaj. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Mariglen Muhametaj, 37 vjeç.
Autori është me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kurohej.
Ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë. Mësohet se at e bir kanë debatuar e më pas 37-vjeçari e ka qëlluar të atin me sende të forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes ai është larguar nga vendi për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm.