Kështu shprehet zv/kryeministrja Belinda Balluku në “Facebook” dhe përcjellë pamje nga kantieri i projektit të unazës së Tiranës, ku ajo ka qenë për inspektim me Rakip Sulin, kryetar i Bashkisë Kamëz
Projekti i Unazës së Madhe të📍Tiranës po avancon. Kemi nisur nga puna edhe në lotin 2, i cili përfshinë segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri dhe pas marrëveshjes me banorët do të ecim me ritme të shpejta që ky projekt të përmbyllet brenda një kohe të shkurtër, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e 🚘qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone. Nuk do të ndalemi derisa Unaza e Madhe e Tiranës, e shumëpritur nga të gjithë 👨👩👧👦qytetarët, të jetë plotësisht e përfunduar.


