Gjykata ka vendosur “Arrest me burg”, për agjentin e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka ndihmuar dhe transportuar me automjet të shumëkërkuarin e policisë Ervis Martinaj.
Lami akuzohet për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar dhe nuk ka marrë masa për kapjen e tij si dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.
Efektivi e ka transportuar Martinaj dhe një vajzë në një hotel në Durrës.