Një qytetar 66-vjeçar, banues te blloku i pallateve “Misto Mame”, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se ai është vetëplagosur me një armë gjahu.
Ai u transportua drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Informacion paraprak:
Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.