Dita e enjte do të vijojë të mbetet në kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Parashikohet që dita e sotme të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zhvillim kryesisht në mesditë.
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pjesën e dytë të ditës, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.