Ajo është aq e lirshme në jetën private, sa nuk i ndruhet paparacëve.
Disa deputetë patën kërkuar nga ajo që të bënte testin e drogës mbas videos që qarkulloi javën e kaluar, ku Sanna “harbonte” në një festë private.
E vetëm pak kohë mbasi doli përgjigjja e testit të drogës së Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, ku rezultoi se nuk kishte konsumuar lëndë narkotike, një tjetër video e saj është publikuar në internet.
Këtë herë, politikania 36-vjeçare shfaqet duke kërcyer në mënyrë tepër sensuale me një tjetër vajzë.
Bëhet fjalë për një blogere të famshme finlandeze, Sabina Särkkä, 33 vjeç. Dy vajzat shihen teksa kërcejnë duke i hedhur duart në qafë njëra-tjetrës.
Buja në media vazhdon, kryeministrja po hesht.