Dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti pritet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës.
Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngtave shoqëruar me rrufe.

