NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
    1 day ago
    Çmimet e ushqimeve/Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Nuk ka shqetësim, çmimet e shportës nuk janë rritur, vetëm çmimi i perimeve…
    3 days ago
    Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë
    3 days ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: “NUK DO TË BËHESH KURRË GREK, ALVANE, ALVANE” – ELINA XHENGO “GOZHDOI” RACIZMIN.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban
Bota
Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.
Të tjera
Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
Kryesore Politikë
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
Bota
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

“NUK DO TË BËHESH KURRË GREK, ALVANE, ALVANE” – ELINA XHENGO “GOZHDOI” RACIZMIN.

Neutrale
Last updated: 2022/08/24 at 7:52 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Vasilis S. Kanellis. 21 gusht 2022
(Burimi “IN” gr.
Shqip nga Skënder Demolli).

“Jam Elina Xhengo, bijë ndërtuesi shqiptar dhe shqiptares pastruese.
Linda në Greqi, e dua këtë vend, por jam dhe nga Shqipëria. Dhe mbaj sot me krenari flamurin grek”.

Ky është jetëshkrimi i jetës së 19 vjeçares, që na dhuroi një medalje evropiane ari në hedhje shtize, por na ofroi shumë më shumë se aq.
Një atlete që hyri në rrethin e atyre, që me dashje, a pa dashjen e tyre, i dhanë një grusht të fortë racizmit, ksenofobisë dhe fashizmit të mirë-fshehur brenda në shoqërinë greke.
Fatmirësisht nga një pakicë që nuk mund të modelojë mendimin shoqëror, por që mund ta plagosë këtë vend.
Greqinë e gjyshërve tanë emigrantë dhe traditën tonë të emigrimit.
Çfarë historish të bukura krijon sporti? Vetë ai mund të kapërceje stereotipet, urrejtjen dhe pësimet, në lidhjen e popujve, të shuajë nga harta plehrat e ekstremit të djathtë, që njollosin jetën tonë, ku fatkeqësisht, dikur i vumë dhe në Parlament.

“Jam Thanasi dhe linda në Areteio. E them që të mos mendojë dikush, se na sollën nga diku, apo se erdhëm nga Hëna. Këtu linda, këtu vajta në kopsht, fillore, gjimnaz, lice. Nuk kisha prindër të pasur. Nëse diçka ndryshoi në jetën time, kjo u bë me punë të ashpër. Gjeta diçka që e dashurova dhe e ndoqa si besim, deri sa të bëhesha kopja më e mirë e vetes sime. Të gjithë fillojmë nga i njëjti fillim”.

I tha të gjitha Thanasis Andetokunmbo, fëmijë emigrantësh nga Nigeria ku lindi dhe u rrit këtu. Që manifeston si fëmijë i vogël me flamurin grek dhe zemra i rreh fort nga entuziazmi dhe loton me himnin grek… Dhe Jani dhe vëllezërit e tyre.
Sa histori të bukura dalin dhe na bëjnë optimistë.
Trajneri i Elina Xhengos, Jorgos Boçkariov, me babë rus dhe nënë Pondia, me një histori familjare prekëse, si ato që i lind vetëm jeta.

Ata që nuk llogaritin komb, gjak, kufij. Por që sheh njerëz të cilët kanë origjinë tjetër dhe tjetër kund jetojnë. Njerëz që luftojnë për ditë dy dhe tri herë më shumë, për të vërtetuar se vlejnë në pistën e jetës. Larg nga racistët që thonë me pompozitet: “Grek lindesh, nuk bëhesh”!
Larg nga Maqedono-luftarakët pordhacë, që thonë me përçmim “Albani”, ose “Paki” te fëmijë si Xhengo, që nuk sjellin medalje, por që jetojnë midis nesh.
Është pastruesia shqiptare e shtëpisë tënde, por ajo që kujdeset edhe për nënën tënde. Është muratori, hidrauliku, shitësi e çdo sportisti, që lindi këu nga prindër të huaj, por që çdo ditë bëhet viktimë e racistëve.

“Nuk do të bëhesh grek kurrë, Alvane, Alvane”, thërresin disa akoma dhe sot. Po ata që thonë “not my national team” = (jo i grupit tim nacional), për basketbollin Kombëtar, Andetokunmbon dhe Dorsein. Sepse janë me ngjyrë dhe nuk janë… grekë, në mendjen e tyre.

Por vjen një Elina, një Jani, më parë një Pirro, një Mirela, një Kaqi, për të ngritur lart flamurin grek.
Të njëjtin flamur, ku disa “Grekomanë “, ia kishin refuzuar Odisea Cenajt – nxënësit më të mirë të shkollës, në Mihaniona, atje pranë Kalikratisë së Re, ku u rrit Elina Xhengo.

“Elina, flamuri të përket”, shkruan në 2000, në kthesën e një para-feste të shoqërisë te partitë ultra të djathta fashiste raciste.
Ashtu si thamë. .. jeta thur histori të bukura, larg nga urrejtja dhe pësimet. Histori që bëjnë edhe shtetin të ndryshojë nëse mundet.
Sepse nuk mund të jesh Janis, Thanasis, ose Elina dhe të nxjerrësh dallime, në lidhje me marrjen e shtetësisë.

Fëmijë që linden këtu, shkojnë në shkollë, rrënqehen nga himni kombëtar grek, nuk kanë njohur vend tjetër, por janë edhe krenarë për origjinën e tyre, do të duhet të kenë trajtim ndryshe. Nuk mund të torturohen për vite dhe të ndihen të huaj, në vendin ku lindën dhe u arsimuan, sepse nuk janë super-atletë.

Çfarë bëjmë me të gjithë ata fëmijë emigrantësh që nuk mund të marrin karta ligjore?
Por edhe gjithë prindërit e tyre, që akoma dhe sot trajtohen me rezerva, punësohen të pa deklaruar e pa sigurime shoqërore, janë djaj fukarenj të arave, të hoteleve dhe të sa të tjerave… të nënvlerësuar për punësimin Grek. Dhe që i shohin vëngër, duke mërmëritur:
”Unë nuk jam racist, por të huaj janë, me siguri do të jenë hajdutë, dhunues. Nuk janë racë si e jona…”

Sigurisht i kini dëgjuar të gjitha këto. Por jeta është ndryshe dhe duhet të bëhet më e mirë.

Sepse rëndësi ka njeriu dhe jo raca. Këto janë për racistët, për nostalgjikët e epokave të errëta.
Dhe për ata që sot duan të hyjnë në Parlament, duke luajtur me frikën dhe duke nxjerrë teorinë “tej zëvendësimit të popullatës”.
Dhe fatmirësisht që vijnë disa figura të pastra kryesisht nga fusha e sportit, të na theksojnë vlerën superiore të dashurisë për njeriun pranë pa dallime.
Sepse fuqia e një vendi është te ndryshimet, jo te ngjashmëritë.
Krenar pra, unë grek nga prindër grekë, emigrantë dikur dhe ata në vend tjetër, ku një fëmijë me origjinë nga Shqipëria, Nigeria, a diku tjetër, ngre flamurin grek. Dhe jo, si një copë beze, a një flamur shansi.
Por si ndjenja që nuk munden dhe nuk do të munden t’i ndjejnë kurrë të gjithë fashistët bashkë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban
2 hours ago
Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.
4 hours ago
Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
1 day ago
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
1 day ago
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
2 days ago

Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban

Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.

Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?

Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?