Shteti duhet të mbështesë të rinjtë për t’u bërë kampion dhe pritjet dhe nderimet për kampionët janë të bukura.
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD- së, ka reaguar në rrjetet sociale duke ndalur te rasti i një tjetër kampioni, por më pak i njohur.
Ai është Eklent Kaçi, kampion Evrope e Bote në bilardo, por që kurrë s’është trajtuar nga shteti.
Ja postimi i tij:
Festat janë të bukura dhe pritjet me nderimet e duhura po aq, por shteti duhet t’i mbështesë këta të rinj në rrugën për t’u bërë kampionë, t’ua lehtësojë rrugën. Kjo jo vetëm që nuk ndodh në shtetin e sotëm, por hapur fare, pa e njohur turpin, duan t’u vjedhin edhe medaljet. Flasin hajdutët për sakrifica.
Këta shqiptarë kampionë, pasi kanë dalë vetë në krye, pak nevojë kanë për puthje e përqafime me politikanë.


