Të pasurit kanë menduar se janë të paprekshëm, tani shqetësohen se mund t’ju vijë fundi! Askush nuk është mbi ligjin.
Kështu ka shkruajtur në rrjetet sociale Ambasadorja Yuri Kim.
Reagimi i saj erdhi mbasi SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për Metën, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë e quajti Krajën, “spurdhjak të partisë”.
Kim thotë se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të pranohen si “normale”, dhe se këto sjellje nuk i përkasin një vendi të NATO dhe që ka hapur negociatat me BE-në.