Media britanike Dailymail duket se e ka rubrikë të zakonshme që të shkruajë për emigracionin shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Sipas kësaj medie vetëm ditën e hënë rreth 700 shqiptarë kanë kaluar kanalin e “La Manshit’ dhe kanë mbërritur në Britaninë e Madhe.
Më shumë se 700 shqiptarë arritën në Britani me varka të vogla në vetëm një ditë si pjesë e një vale rekord të mbërritjeve përmes Kanalit “La Mansh”.
Shifrat zyrtare treguan se 1,295 emigrantë arritën në Britani të hënën, duke thyer nivelin e mëparshëm ditor me më shumë se 100.
Rreth 60 për qind e totalit – të paktën 700 – ishin nga Shqipëria, një aleate e NATO-s e cila aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe nuk ka parë asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet, shkruan Dailymail