Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorm Të Kurbinit, policia ka vënë në pranga autorin.
Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit ëhstë bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.
Pas debateve me fjalë, Tafa ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur.