Mediat italiane raportojnë se është qëlluar me armë zjarri ndaj zyrës së Francesco Cannizzaro.
Tgcom, por edhe media të tjera shkruajnë se tre të shtëna pistolete të kalibrit.38 kanë rënë në dritaren e zyrës së sekretarit politik të Francesco Cannizzaro, një deputet i Forza Italia i rikandiduar në zgjedhjet politike të 25 shtatorit.
Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg selisë së Këshillit Rajonal të Kalabrisë.
Krismat u dëgjuan kur në seli po zhvillohej një takim politik ku merrte pjesë edhe vetë Cannizzaro me disa nga bashkëpunëtorët e tij.
Asnjë nga personat e pranishëm nuk u lëndua.
Policia është vënë në hetim të çështjes së rëndë.