Shkruar nga Urim Gjata.
Kampioni i botës në mundje !
Petro Sturgji (1894-1972)
16 vjeçari Sturgji emigroi në qytetin amerikan Worcester, Massachusetts, ku punoi si punëtor në një fabrikë.
I apasionuar pas mundjes fillimisht si sportist amator.
Ndeshjen e parë e humbi nga një suedez, ku edhe theu krahun.
Në vitin 1923 luftoi për peshën e mesme me finlandezin Uajno Kitonen dhe Petro fitoi pas 55 minutash.
Në ndeshjen e dytë, kësaj radhe për titullin e botës, ai u përball sërish me Uajno Kitonen.
Kitonen u dorëzua në minutën e 35-të, kështu që në shtator të vitit 1923 emigranti shqiptar Petro Sturgji shpallet Kampion Bote.
Ka luajtur për 30 vjet si sportist profesionist, deri në moshën 48 vjeçare .
Në vitin 1970 Petro kthehet në Shqipëri.
Ai jetonte në Elbasan, në shtëpinë e së bijës, ku edhe ndërroi jetë në vitin 1972.