Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 55-vjeçarin V.GJ pasi prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera vezë të pakontrolluara në pularinë e paregjistruar.
Gjithashtu shpallur në kërkim drejtori i AKU-së në Shkodër, Gjeke Sokoli, pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrën, nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit.
Kanë nisur hetimet edhe për inspektorin e AKU-së, që mbulon zonën, me iniciale A.B.