Edhe ministrja e arsimit Evis Kushi ka qenë e angazhuar sot në pritje-përcjelljet e sportistëve tanë të shquar.
Mbas takimit me Kampionen e Evropës Luiza Gega, ajo ka pritur në Ministrinë e Arsimit boksierin e shquar Florian Marku.
Ja postimi:
Me kënaqësi të veçantë mirëprita në #MAS një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe 🇦🇱 për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez.
Uroj që Floriani dhe çunat kuqezi të na dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive, në 25 gusht, në stadiumin “Air Albania”. 🏟