Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Një kantier i madh në Sheshin “Çerçiz Topulli” e kthen qendrën muzeale në një atraksion të vërtetë turistik.
Ja postimi i tij:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje nga kantieri i veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit, në një hapësirë këmbësore me një parkim publik nëntokësor prej 300 vendesh, që e kthen zemrën e qytetit muze në një zonë pa makina, e cila së bashku me bajpasin do të mundësojnë zero ndotje në rrugët ekskluzivisht pedonale të qendrës së Gjirokastrës, ju uroj një të mbarë🙏