Luiza vrap drejt medaljes,
Rama vrap drejt Luizës.
Turpi i këtij vendi do me u ngjit në podium nderi.
Pasi vodhi gjithë shqiptarët,
për suksesin e Luizës nuk do të bënte përjashtim.
Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi ia dolën me qenë fitues pa shtetin përkrah, pa pllaquritjet e Edi Ramës dhe mjaftistit të tij.
Evis Kushi e akomoduar në vend të parë në autoparadë ishte kulmi i kllounatës qeveritare. Janë aq të rrënuar në imazhin publik sa që duan të ngrefosen podiumeve sikur kanë vrapuar këta e jo Luiza.
Qytetarët kanë dalë për Luiza Gegën.
Ju nuk keni bërë asgjë për të.
Lëreni ta shijojë këtë moment!