Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë ditës së sotme, ku një vajzë 20 vjeçe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj.
Policia njofton se ajo është gjendur e pajetë nga familjarët.
Informacioni:
Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.