Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, hedh pamje nga puna për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica në Fier.
Do të transformohet, shkruan ai, nga hall do të kthehet në mushkëri për qytetin.
Ja postimi:
“Kantieri i fazës së dytë të trasformimit urban e mjedisor në qendër të Fierit, përgjatë gjurmës së lumit Gjanica që po kthehet nga një hall i madh dhjetravjeçar i komunitetit, me përmbytjet e pisllëqet e mbledhura në zemër të qytetit, në një mushkëri të gjelbër e vlerë të shtuar për mjedisin dhe jetën komunitare”.