Eksperti i ekonomisë dhe sistemit të taksa-tatimeve, Faslli Goga, ironizon shifrat që paraqiti ministrja Delina Ibrahimaj.
Ai, në një postim në rrjetet sociale, ripërsit me pasthirrma ironike shifrat që dha ministrja dhe në fund pyet: Sa janë të ardhurat e realizuara nga efekti i rritjes së çmimeve!!!! ???
Ja postimi i tij:
375 Milion Euro! Uau çfarë arritje!
Pavarësisht se nafta u rrit deri në 65%,
pavarësisht se ushqimet e shportës u rritën mbi 15%,
pavarësisht se çdo mall apo shërbim tjetër u rrit në % dy shifrore,
këta mburren se si po zhvasin popullin e tyre.
Të gjitha paratë e grumbulluara u vendosën në shërbim të oligarkisë dhe incineratorëve….
Asnjë qindarkë për njerëzit në nevojë!
BRAVO!!!!!
Por në analizën e znj. Ministre nuk u tha se sa janë të ardhurat e realizuara nga efekti i rritjes së çmimeve!!!! ???