Shteti përfiton nga kriza 440 milionë Euro, qytetarët çdo ditë varfërohen!
Ulet ndjeshëm konsumi, lajm i keq për Shqipërinë!
Sipas Eurostat dhe INSTAT raportojnë sot se, inflacioni për 7 mujorin rezulton 7,5%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,4%, etj.
Inflacioni i muajit korrik në Shqipëri ishte 9.8%, sipas Eurostat!.
Çmimet pësojnë rritjen më të fortë në muajin prill, duke zhvlerësuar të ardhurat e familjeve, ku me të njëjtën sasi parash po blejnë gjithnjë e më pak produkte!
Ushqimet dhe transporti kanë ndikimin më të fortë në shtrenjtimin e jetesës.
Inflacioni 9.8% në korrik, është një tjetër rekord i ri, duke thyer thyer rekordin e vitit 2001, por duke vendosur një rekord historik 30 vjeçar për vendin tonë!
Inflacioni është tre herë më i lartë se objektivi 3% i Bankës së Shqipërisë!
E vetmja qeveri në botë që nuk ka përdorur asnjë instrument ligjor për zbutjen e kltij efekti tepër negativ të inflacionit rekord historik, për familjet shqiptare për ta zbutur këtë kolaps ekonomik për qytetarët shqiptarë!
Qeveria, nuk ul taksat, nuk heq aksizën apo tvsh e produkteve të shportës, nuk mbështet familjet shqiptare!
Në 7 muaj qeveria ka përfituar mbi 440 milionë euro (taksa doganore, aksizë dhe tvsh) më shumë se një vit më parë, nga rritja e çmimit dhe ka ofruar ndaj shtresave qetetare, më pak se 40 milionë euro.
Pra qeveria ka përfituar nga inflacioni dhjetë herë më shumë se sa paketa e rezistencës e ofruar për qytetarët!!!!




