Lajmin e bënë të ditur vetë kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
I lumtur, shkruan ai, që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë Shqipëria dhe Edi Rama.
Ja postimi i plotë :
Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev🇺🇦, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë 🇦🇱dhe Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër.
Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës🙏.



