Një familje gjermane ka përjetuar tmerr gjatë pushimeve në Greqi, ku është përballur me dhunën e dy grekëve.
Sipas televizionit grek “ERT”, familja gjermane ishte duke udhëtuar me një makinë me qira në Perama Mylopotamos kur gjatë rrugës vendosën të tejkalojnë një automjet ku ndodhej një familje nga zona, përkatësisht babai me dy djemtë dhe vajzën.
Por grekët janë ndjerë “të ofenduar” që i kanë parakaluar “të huajt” dhe të revoltuar ata janë vënë në ndjekje të makinës së tyre. Gjatë ndjekjes raportohet se grekët e kanë përplasur disa herë makinën e turistëve gjermanë.
Pasi kanë arritur t’i ndalojnë, grekët kanë sulmuar gjermanët duke i qëlluar me grushte, madje njëri pprej tyre u është sulur me thikë duke i kërcënuar t’i vrasë.
Turistët gjermanë kanë arritur të largohen dhe pak orë më pas kanë denoncuar në polici episodin horror. Sipas autoriteteve greke, dhunuesit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.