Dy personat janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Packed”, ndërsa në çantë u janë gjetur 750 gramë kokainë. Policia bën me dije se të arrestuarit në flagrancë janë të moshës 59 dhe 63 vjeç, banues në Tiranë.
Ata kryenin aktivitetin e tyre në zonën e Selvisë dhe tek Xhamlliku. Policia ka sekuestruar edhe 3 aparate celulare.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara “Packed”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në pranga kanë rënë
A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.