Ka nisur pelegrinazhi drejt Malit të Tomorrit.
Mijëra besimtarë bektashinj, por edhe të besimeve të tjera, nga dt 20 deri 25 gusht të çdo viti, marshojnë drejt këtij mali mistik për t’u ndjerë shpirtërisht qetë e në paqe.
Bektashinjtë i falen Zotit të Madh, por i shprehin nderim edhe Haxhi Bektash Veliut, i cili hodhi bazat e misticizmës bektashiane.
Besimtarët e tjerë apo dhe laikë, i ngjiten Tomorrit për t’ju falur Zotit të tyre (besimtarët), kurse laikët i shfrytëzojnë këto ngjitje për të ndjerë fuqinë dhe sugjestionin e Tomorrit.
Qytetarë nga Skrapari shkruajnë në rrjete sociale, se tashmë dhjetëra automjete po ngjiten drejt Malit të Shenjtë.
Jo pak persona dhe familje kanë mbërritur që mbrëmë në pllajat e Kulmakut.
Pelegrinazhi vazhdon për 5 ditë, duke kulmuar me ditën, kur në Teqenë e Madhe të Tomorrit, shkon Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.